Sport

Hamilton fiton në Silverstone


Lewis Hamilton fiton një garë me shumë ngjarjë në vendlindje.

Britaniku e nisi garën duke nxjerrë jashtë piste rivalin kryesorë të tij, Max Verstappen.

Aksidenti i frikshëm nxorri jashtë gare Verstappen-in, duke ndërprerë garën.

Pas disa minutave, gara vazhdoi me një start nga fillimi.

Përkundër penalltisë prej 10 sekondash, Hamilton arriti që të fitoj garën në fund.

Ai e la prapa Charles Leclerc, që zhvilloi një garë mjaft të mirë nga fillim deri në fund.

Podiumin e mbylli piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas.

Norris dhe Ricciardo arritën vendin e katërt dhe të pestë, duke lënë prapa Carlos Sainz me Ferrari.

Alonso përfundoi i shtati, Stroll i teti, Ocon i nënti dhe Tsunoda i dhjeti.

Hamilton i afrohet vetëm tetë pikë në klasifikimin e përgjithshëm Verstappen-it, me kampionatin që hapet tërësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore