
Gjërat kanë nisur të nxehen mes këngëtares Halsey dhe aktorit Avan Jogia – kësisoj ata bënë debutimin si çift elegant edhe në rrjetin social, Instagram.
Ylli i hitit “Without Me” dhe aktori i “Victorious” u shfaqën së fundmi në Javën e Modës në Los Anxhelos dhe pozuan së bashku për fotot, që më vonë Halsey i ndau me ndjekësit e saj në mediat sociale.
Këngëtarja 29-vjeçe u shfaq me një fustan të zi lëkure me doreza lëkure të zeza deri në bërryl dhe grim dramatik gotik.

Ndërkohë, Jogia, 31 vjeç, i përshtati kompletet e tij të zeza, një bluzë të zezë të lartë që i vinte në pah stomakun si dhe xhaketë të zezë të plotë, të shoqëruar me një zinxhir të trashë ari.
Dyshja pozuan veçmas për të treguar stilet e tyre elegante dhe dukeshin goxha të dashuruar, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.
Halsey ishte parë më parë duke u kapur për dore me aktorin kanadez në shtator, teksa ata dolën për një natë takimi në Hollywood.
Dyshja ishin të gjithë të buzëqeshur ndërsa u fotografuan duke ecur dorë për dore nëpër një lagje të Hollivudit, duke ndriçuar teksa shikonin njëri-tjetrin.

Avan, një aktor dhe regjisor i lindur në Vankuver, është më i njohur për rolin e tij si Beck Oliver në serialin “Victorious”, i cili u transmetua nga viti 2010 deri në vitin 2013.
Ai u bë i njohur falë roleve të tij si Danny Desai në serialin dramatik të vitit 2013 “Twisted dhe Tutankhamun” si dhe në mini-serialin “Tut” të vitit 2015.
Ai ishte i lidhur shkurtimisht me Miley Cyrus në vitin 2010 përpara se të takohej me Zoey Deutch për pesë vjet deri në ndarjen e tyre në 2017. Më pas, ai ishte i lidhur me aktoren Cleopatra Coleman nga viti 2017 deri në vitin 2021.
Marrëdhënia e tyre e lulëzuar vjen pas ndarjes së Halsey nga ish i dashuri i saj, Alev Aydin, me të cilin ajo ka djalin 1-vjeç Ender.
Halsey dhe Aydin mirëpritën Ender në korrik të vitit 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çfarë ndërhyrje estetike bëri Nicki Minaj pas “Met Gala 2022”?
-
Shakira e fokusuar në vepra të shtrenjta artistike në Art Basel Miami pas marrëveshjes në çështjen e taksave spanjolle
-
Inxhinieri dhe kujdestari maroken në garë për pasurinë e trashëgimtarit të Hermés
-
Rihanna, e 21-ta grua ‘selfmade’ më e pasur në botë – sa para merr ajo nga çdo biznes që ka?
Lajmet kryesore
-
Ambasadori amerikan u shpjegon politikanëve ashpërsinë e sanksioneve ekonomike
-
Në ditën e të drejtave të njeriut, Begaj kujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale: Shënjoi historinë
-
Shqipëria është kthyer në parajsën e re të pensionistëve italianë
-
Pretendimi i “DeepCapture”: Smith kërkoi ryshfet prej 100 milionë dollarësh