Gjykata Speciale

Halitjaha pyetet në Speciale për rolin e Çadrakut dhe Demaçit në UÇK


Dëshmitari Sadik Halitjaha në Speciale.

Dëshmitari Sadik Halitjaha, është duke vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, ku është duke u pyetur nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai është pyetur për rolin e Halil Çadrakut brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe takimet që ka pasur me ish komandantin e UÇK-së, Ekrem Rexha i njohur ndryshe si “Komandat Drini”.

Halitjaha ka thënë se Çardaku, ishte ftuar nga Rexha për t’u anëtarësuar në shërbimin e zbulimit në UÇK.

Po ashtu, ai është pyetur edhe për rolin e Adem Demaçit brenda UÇK-së, ku ka thënë se ai e ka drejtuar “shtabin e përgjithshëm politikisht”, duke shtuar se ka qenë “përfaqësues politik i UÇK-së”.

Pjesë e intervistimit nga trupi gjykues ndaj Sadik Halitjahës:

Prokurori: Kur është bërë kjo bisedë mes komandatit Drinit dhe zotërit Çadraku, në cilin muaj dhe në cilin vit?

Halitjaha: Zotëri Çadraku ka kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri, më shumë se 30 herë gjatë luftës. Në kohën kur Drini ka qenë në Shqipëri nga shtatori i 1998-ës deri me 14 dhjetor 1998-ën në atë kohë janë takuar me Çadrakun në Shqipëri dikund, nuk e di vendin saktë, janë takuar dy ose tri herë.

Duke e parë veprimtarinë e Çadrakut, Drini që po rrezikon aq shumë duke futur armë dhe njerëz anasjelltas Shqipëri-Kosovë dhe të plagosur duke dërguar Kosovë-Shqipëri.

Pra, duke e parë përkushtimin e zotëri Çadrakut, ai thotë se ti e meriton dhe duhet të jesh në shërbimin zbulim kundër zbulimit. Atij i premton që kur të kthehemi në Kosovë ti do ta kesh këtë funksion.

Prokurori: Pra, ka qenë mes shtatorit dhe dhjetorit të 1998-ës?

Halitjaha: Po.

Prokurori i ZPS-së.

Prokurori: Ju keni qenë vetë i pranishëm gjatë asaj bisede?

Halitjaha: Në ditën kur kam hyrë në luftë në Kosovë, prej 7 qershorit 1998 deri në përfundim të luftës s’kam dalur nga fusha e luftës asnjë minutë, por këtë ma ka thënë Çadraku.

Prokurori: Ishte vendimi i komandat Drini për ta emëruar zotërin Çadrakun si G2, mesa e dini ju a është miratuar më pas nga shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Halitjaha: Është miratuar në janar të 1999-ës.

Prokurori: A ka qenë Adem Demaçi, personi përgjegjës për politikat e luftës apo ka qenë ai përfaqësuesi politik e zyrtarisht anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së?

Halitjaha: Ashtu, si e di unë ai ka qenë përfaqësues politik dhe zyra e tij me stafin e tij ka qenë kompetente për politikat e luftës. Kështuqe e vërtetë, atë që e kam thënë ashtu është.

Prokurori: A ka qenë ai anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, apo nuk ka qenë?

Halitjaha: Unë mendoj që ai e ka drejtuar shtabin e përgjithshëm politikisht, kështu kam menduar atëherë, kështu mendoj edhe sot.

Prokurori: Sa urdhëresa keni marrë nga zotëri Demaçi, përvec urdhëresës/këshillës që të mos takoheni me gazetarë pa lejen e tij?

Halitjaha: Rastësisht në dy raste. Kur më kanë ardhur gazetarët me shkrimin e tij për të marrë intervista nga unë dhe kështu në bazë të kësaj e kam ditur që patjetër duhet ta kem një shkrim nga Adem Demaçi, për të dhënë intervista për të huajtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore