Gjykata Speciale

Halitjaha: Jam i gatshëm të pranoj burgim të përjetshëm, nëse kam urdhëruar arrestimin e civilëve


Sadik Halitjaha.

Ish zëvendëskomandanti i zonës operative të Pashtrikut ngaUshtria Çlirimtare e Kosovës, Sadik Halitjaha, është duke e vazhduar dëshminë në Gjykatën Speciale në ditën e dytë, ai po ashtu kishte dëshmuar edhe në të kaluarën deklaratat e tij në Speciale janë vazhdimësi.

Halitajaha, në Speciale është pyetur për zonën e cila ishte përgjegjësi e tij për atë të Budakovës.

Ai është pyetur nga trupi gjykues i prokurorisë në Speciale Genël Metro, ku ka thënë se nëse janë mbajtur civilë të ndaluar në zonën e Budakovës, ai është i gatshëm të pranoj burgim të përjetshëm.

Pjesë e intervistimit të Halitjahës nga gjykatësi Metro

Genël Metro: Ju asnjëherë nuk keni dëgjuar që janë mbajtur civilë të ndaluar në zonën ku ju ishit përgjegjës, pra në zonën e Budakovës? Ashtu si kuptoj, ju nuk pranoni asnjë sugjerim që ju vetë do të keni urdhëruar arrestimin e civilëve?

Sadik Halitjaha: Jo që s’duhet ta pranoj, por po të ishte diçka kështu e vërtetë unë do jua shkruaja këtu një burg të përjetshëm për vetën time, derisa jam përpjekur që t’i mbrojë me jetën time 200 mijë civilë në zonën operative të Pashtrikut.

Unë nuk merrem me urdhëra të njerëzve civilë, të njerëzve të pafajshëm, të njerëzve të paarmatosur, të cilit do komunitet, qoftë shqiptar apo ndonjë komunitet tjetër.

Genël Metro: Po ashtu, ju asnjëherë nuk keni mësuar që keni pasur një objekt ndalimi në rrethinat e Budakovës 98-99?

Sadik Halitjaha: Nuk ka pasur, ka qenë si pjesë e frekuentuar.

Genël Metro: Nuk keni dijeni e as nuk keni dëgjuar më herët për ndonjë qendër ndalimi afër shtëpisë së lumit Palushi?

Sadik Halitjaha: Ka pasur ambulante mjekësore, shtëpi ndalimi nuk ka pasur.

Aktualisht, Halitjaha është duke u marrë në pyetje nga avokati mbrojtës i Kadri Veselit Ben Emmerson.

Emmerson, e ka pyetur Halitjahën lidhur me një dokument ku figuronte largimi i udhëheqësit të shërbimit Informativ të UÇK-së, Kadri Veseli, ai ka thënë se në Kosovë nga data 13 deri në 18 janar, ai nuk ka qenë në Kosovë.

Ndërsa, ka theksuar se nuk ka informacione se ku mund të ketë shkuar pas vizitës së tij që kishte pasur në Slloveni.

Emmerson: Në dokument po shohim një vizë dhe një vulë e hyrjes për zotërinë Veseli për të hyrë në Slloveni nga data 13 deri në datën 18 janar. E shihni datën e hyrjes?

Sadik Halitjaha: Po.

Avokati, Ben Emmerson.

Emmerson: Ju ndihmon kjo që të përgjigjeni në pyetjen së gjykatësit Barte, nëse ka qenë Veseli gjatë këtyre ditëve në Kosovë.

Sadik Halitjaha: Unë besoj që kam dhënë përgjigje saktë dhe aq sa kom ditë unë. Por, ky dokument ndoshta jep më shumë përgjigje sesa fjalët, por sërish do të thoja diçka. Veseli, ndoshta ka shkuar nga Sllovenia në Shqipëri, apo në Francë, unë nuk e di ku ka shkuar, por në shtab s’ka qenë edhe pastaj nuk ka qenë.

Pas Emmersonit, ai është marrë në pyetje edhe nga avokati i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ku është pyetur lidhur me armatimin dhe uniformimin e UÇK-së në Junik.

Halitjaha është pyetur edhe për krijimin e brigadave, ku ka thënë se deri në fund të luftës janë krijuar shtatë brigada.

Kehoe: Për të sqaruar diçka, për të cilën folët shkurtimisht. Kazerma e Junikut ishte e furnizuar mirë me uniforma, armë meqë ishte në kufi me Shqipërinë?

Halitjaha: Ishte më lehtë dhe më e mundshme të barteshin armët nga Shqipëria dhe kanë arritur që të kompletoheshin.

Kehoe: Pra, ky takim në Junik është zhvilluar në qershor të 1998-ës? Dëshmia juaj këtu nuk është se gjatë gjithë pjesës tjetër të UÇK-së, ata ishin të uniformuar dhe të armatosur mirë si në qershor të 1998-ës?

Avokati Gregory Kehoe.

Halitjaha: Nuk kanë qenë të armatosur të gjithë njësoj, kemi pasur mangësi të armave dhe uniformave, por ishte fjala për vendin dhe ngjarjen e caktuar.

Kehoe: Ju na treguat periudhën e batalionit të juaj në Budakovë dhe zonës së Pashtrikut, një zonë që njihet se është krijuar gjatë viteve 1998-99?

Halitjaha: Zonat janë krijuar të gjitha në fundin e 1998-ës dhe në janar të 1999-ës, deri atëherë kanë qenë të pakompletuara deri ka fundi i 1998-ës kanë qenë në nivel të batalonësh janë shndërruar në nivele brigadash që kur janë bërë tri apo më shumë brigada kanë themeluar zonën.

Deri në fund kemi pasur shtatë brigada.

Halitjaha pyetet në Speciale për rolin e Çadrakut dhe Demaçit në UÇK

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore