Sport

Hadar emërohet trajner i Kosovës në basketboll


Trajneri i Pejës, Rami Hadar, tani do të jetë edhe selektori i kombëtares së Kosovës në basketboll.

Trajneri izraelit bëri prezantimin këtë të hëne në një konferencë për mediat të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Trajneri që e fitoi titullin kampion të Kosovës me Pejën, ka firmosur kontratë me FBK-në deri në vitin 2026.

“Falënderoj Federatën për mundësinë e dhënë dhe besimin në këtë punë, e shoh si sfidë në karrierën time”, ka thënë fillimisht Hadar.

“Mund të them se gjatë tre muajve këtu, kam mësuar shumë për kulturën tuaj dhe kam takuar njerëz fantastik që më kanë pritur mirë, ndihem si pjesë e këtij vendi”, shtoi ai.

“Jam tepër krenar dhe do të jap më të mirën për këtë punë që të kemi rezultate të mira. Besoj në pasionin, ekipin dhe gjithë përkrahjen që do ta kem”, deklaroi Hadar.

Ai foli edhe për objektivat me përfaqësuesen e Kosovës, derisa tha se synimi është prurja e gjeneratave të reja në ekip.

“Objektivi i parë është të marrim rezultate të mira, sepse basketbolli është për rezultate. Objektivi tjetër është që të rrisim gjeneratën e re të Kosovës në ekipin A gjatë kohës time”, tha trajneri i Kosovës.

Kujtojmë që trajneri 56-vjeçar para pak ditësh e rinovoi edhe kontratën me Pejën, me të cilët do të jetë të paktën edhe për një vit tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore