Lajme

Hacker-i i 600 milionë dollarëve kthen gjysmën e aseteve


Hacker-i që qëndron prapa njërës prej vjedhjeve më të mëdha të kriptomonedhës deri më tani ka kthyer gati gjysmën e aseteve të vjedhura prej 600 milionë dollarësh.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve, “BBC”, duke treguar se firma e prekur, Poly Network, ka shkruar në Twitter, duke i kërkuar individit të lidhej “për të gjetur një zgjidhje”.

Pastaj, hacker-i postoi mesazhe duke u zotuar të kthejë fonde, duke pretenduar se “nuk ishte shumë i interesuar për paratë”.

Kjo bëri që Poly Network të njoftonte se kishte marrë 260 milionë dollarë mbrapa.

Kompania, e cila merret me regjistrat e transaksioneve kriptovalutore, postoi në Twitter se i ishin kthyer tre kriptomonedha, duke përfshirë 3.3 milionë dollarë Ethereum, 256 milionë dollarë Binance Smart Chain (BSC) dhe një milion dollarë Polygon.

Të tria bënin gjithsej 269 milionë dollarë në Ethereum kurse 84 milionë dollarë në Polygon ende nuk janë gjetur.

Lidhur me regjistrin e kompanisë, ai shpërndahet tek të gjithë përdoruesit në rrjet për të verifikuar të gjitha transaksionet e reja kur ato ndodhin, në vend që të mbahen nga ndonjë autoritet i vetëm.

Të metat e software-it

Sipas Tom Robinson, bashkëthemelues i Elliptic, një firmë analitike dhe pajtueshmërie me bazë në Londër, hacker-i publikoi një seancë “Pyetje dhe Përgjigje” prej tre faqesh në njërën nga regjistrat në formën e një vetë-interviste.

Dhe se ai ka pretenduar se kishte planifikuar gjithmonë t’i kthente vlerat dhe ka treguar se grabitja ishte kryer për të nxjerrë në pah dobësitë në software-in e Poly Network.

“E di që dhemb kur njerëzit sulmohen, por a nuk duhet të mësojnë diçka nga ato hack-e?”, ka shkruar ai në shënimet e ngulitura në regjistrin Ethereum.

Madje, ka zbuluar se kishte kaluar gjithë natën duke kërkuar një dobësi për ta shfrytëzuar. Kjo se ishin të shqetësuar se Poly Network do të mund ta rregullonte të metën e sigurisë në heshtje pa i thënë askujt, kështu që vendosën të marrin miliona dollarë në kriptomonedha.

Megjithatë, kanë theksuan se nuk donin të shkaktonin një “panik të vërtetë në botën e kriptove”, kështu që morën vetëm “monedha të rëndësishme”, duke lënë pas Dogecoin, kriptomonedhën që filloi si shaka.

“Ose ata thjesht synonin të kryenin vjedhje dhe të vidhnin asetet, ose po vepronin si një hack-er me kapelë të bardhë për të zbuluar një defekt, për të ndihmuar Poly Network të bëhet më i fortë dhe më i sigurt”, ka thënë Robinson, i cili në mënyrë rutinore këshillon qeveritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për krimet e lidhura me kripton.

Ai ka shtuar se natyra e teknologjisë e bën të vështirë për kriminelët kibernetikë të përfitojnë nga vjedhja e monedhave digjitale sepse të gjithë mund t’i shohin paratë që lëvizin nëpër rrjet në kuletat e hacker-ave.

Si funksionon?

“BBC” tregon se platforma e Poly Network punon duke lehtësuar lëvizjen midis disa regjistrave kur njerëzit shkëmbejnë një kriptovalutë me një tjetër, siç është tregtimi i BSC për Ethereum.

“Rrjeti Poly është ai që lehtëson lëvizjen midis këtyre zinxhirëve, është software, është kodi dhe kodi gjithmonë ka papërsosmëri dhe defekte në të”, ka treguar James Chappell, bashkëthemelues i firmës së sigurisë kibernetike me bazë në Londër, Digital Shadows.

Dhe se “kjo është e vërtetë për bankat, apo çdo sistem financiar. Fatkeqësisht, ajo që duket se ka ndodhur këtu është se një palë ka vërejtur një dobësi në zbatim dhe e ka shfrytëzuar atë për të mashtruar rrjetin në transferimin e gabuar të këtyre vlerave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore