Sport

Haas zbulon datën e prezantimit të makinës për sezonin 2021


Tashmë janë bërë të ditura të gjitha datat për prezantimin e makinave të Formula 1.

E fundit që ka zyrtarizuar datën është skuadra amerikane, Haas F1.

4 marsi do jetë dita kur Haas do na shfaqë ngjyrat e makinës.

Deri më tani, makinat për 2021 janë prezantuar nga McLaren, Alpha Tauri, Alfa Romeo dhe Redbull.

Kurse, datat tjera janë:

Mercedes, Alpine – 2 mars

Aston Martin – 3 mars

Haas – 4 mars

Williams – 5 mars

Ferrari – 10 mars

Sezoni i Formula 1 fillon pas një muaji, me datë 26 mars, me garën e parë që do zhvillohet në Bahrain këtë vit, ndryshe nga dekadat e fundit, kur zhvillohej në Melbourne.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore