Përballje

Haaland nuk ndalet së shënuari, Los Blancos mposhtin minimalisht Shakhtar-in


Ndeshja mes Manchester City-t dhe Copenhagës përfundoi me fitoren dominante të këtyre të parëve me rezultat 5:0.

Dueli filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për City-n, ku Haaland shënoi në minutën e shtatë.

Në minutën e 32-të, ishte përsëri Erling Haaland i cili shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Pas vetëm shtatë minutave, Khocholava shënoi autogol për të trefishuar epërsinë e City-t.

Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 55-të, Mahrez shënoi nga penalltia, dhe në minutën e 76-të, Alvarez shënoi për rezultatin përfundimtar 5:0.

Në anën tjetër, Real Madrid-i ka mposhtur me rezultat 2:1 Shakhtar Donetsk-in.

Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, nga Rodrygo i cili e la të shtangur portierin e Shakhtar-it.

Pas vetëm 15 minutave, ishte braziliani tjetër që shënoi për Real Madrid-in, Vinicius Junior, i cili e dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 39-të, Zubkov ngushtoi epërsinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që Shakhtar të fitonte ndonjë pikë.

Ndeshja tjetër mes Sevilla-s dhe Dortmund-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:4.

Gjermanët shënuan tre gola në pjesën e parë, ku Guerreiro gjeti epërsinë në minutën e gjashtë.

Në minutën e 43-të, Bellingham shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Ndërsa pas vetëm dy minutash, Adeyemi shënoi për 3:0.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të, Sevilla gjetën golin me anë të En Nesyri-t.

Ndërsa për golin përfundimtar, u përkujdes Brandt, i cili shënoi në mintuën e 75-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore