Sport

Guardiola: Sa herë që kemi humbur, kemi qenë në nivel shumë të lartë por pa fat


Manchester City udhëton nesër në Budapest për të zhvilluar ndeshjen me Borussia Monchengladbach.

Qytetarët janë ekipi më me formë në evropë, duke rradhitur 18 fitore njëra pas tjetrës dhe duke qenë 25 ndeshje të pa mposhtur.

Spanjolli Pep Guardiola u shpreh për media para ndeshjes, duke folur për ndeshjen e nesërme dhe eliminimet e më hershme që ka pësuar City në Champions League.

“Kemi një kundërshtar shumë të fortë përballë. Do përgatitemi për këtë ndeshje ashtu siç përgatitemi për një ndeshje përballë Arsenal, Liverpool, Tottenham ose Everton.”

“Do përpiqemi që të fitojmë nesër.”

Pep foli edhe për homologun e tij në anën tjetër, Marco Rose.

“Trajner i mrekullueshëm.”

“Ai bëri një punë të jashtëzakonshme te Salzsbrug dhe Gladbach, nëse Dortmund e kërkon, do të thotë që kualiteti i tij është shumë i lartë.”

“Ata kanë një skuadër shumë të mire, i respektoj shumë gjermanët, sepse e di se sa të fortë janë.”

Guardiola u shpreh rreth lojtarit më në formë të tij, Ilkay Gundogan.

-A do e fitoj Gundogan çmimin si futbollisti i vitit në Premier League?

“Ndoshta, ai po luan shumë mirë.”

“Duhet të jemi duke luftuar për tituj gjatë muajit prill dhe maj. Sa më shumë që fitojmë, aq më afër titujve individual jemi.”

“Duke njohur Gundogan-in, besoj që ai do e dëshirontë shumë këtë gjë.”

-Kush do gjuaj penalltitë?

“Nuk kemi vendosur, do shohim një herë për skuadrën që do udhëtoj në Gjermani, pastaj do vendosim.”

-Humbjet në evropë?

“Vitin e kaluar ne luajtëm më mirë se Lyon, por u mundëm. Këtë herë, do luajmë më mirë, dhe do fitojmë.”

“Sa herë që u eliminuam në Champions gjatë viteve, luajtëm shumë mirë. Ishim shumë afër, por ndonjëherë ndëshkonim veten, e plotë herë na ndëshkonte fati.”

“Ky është futbolli, gjithçka çfarë mund të bësh është të luash, të kesh dëshirë dhe të fokusohesh në ndeshje.”

Ndeshja e nesërme do zhvillohet në ‘Puskas Arena’ në Budapest për shkak që Gjermania ndalon udhëtimet nga shteti i Anglisë, si masë parandaluesë anti-Covid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore