Sport

Guardiola kritikon lojtarët: Nuk ishim në fushë


Southampton e eliminoi Manchester City-n në çerekfinale të EFL Cup, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola, foli në konferencën për media, teksa ishte i tërbuar dhe i kritikoi lojtarët e tij.

“Fitoi skuadra më e mirë, ne nuk luajtëm mirë. E nisëm ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, nuk ishte një paraqitje e denjë”, tha fillimisht Guardiola.

“Nuk treguam as një grimcë nga ajo që jemi në të vërtetë. Nuk ishim të përgatitur dhe kështu nuk mund të shkonim në gjysmëfinale”, shoti spanjolli.

“Kur luan për një skuadër siç është Manchester City, duhet të jesh i përgatitur në çdo ndeshje dhe nëse luajmë kështu përgjatë sezonit, atëherë nuk kemi asnjë shans për të fituar”.

“Unë mendoj se problem nuk ishin lojtarët që e nisën ndeshjen, por problem është paraqitja e skuadrës në përgjithësi. Nuk ishim në fushë”, u shpreh mes tjerash Pep Guardiola.

Pra, City u eliminua nga EFL Cup, ndërsa vazhdon garën në Premier Leauge, duke qëndruar pesë pikë mbrapa liderit Arsenal, që kanë 44 pikë.

Përveç kësaj, City vazhdon garën edhe në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore