Sport

Guardiola komenton transferimin e mundshëm të Gundogan-it te Barcelona


Ilkay Gundogan ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester City, më saktësisht edhe pak ditë i kanë mbetur nga skadimi i marrëveshjes.

Raportimet në media e bënë “fakt të kryer” që mesfushori i Gjermanisë do t’i bashkohet Barcelonës, derisa këtë e ka komentuar edhe trajneri i City-t, Pep Guardiola.

“E di që Barcelona e do Gundogan-in dhe Xavi e ka telefonuar shumë herë”, ka thënë Pep Guardiola.

“Ne duam që ai të vazhdojë. Por, nëse në fund ai vendos të bashkohet me Barcelonën, unë do t’i them atij se ai do të kalojë një kohë të shkëlqyeshme”, tha Pep Guardiola.

Ndërkohë, kur Gündogan u pyet për Barcelonën në konferencën për shtyp, ai tha “Barcelona është qytet i bukur”.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 32-vjeçarit, nëse ai ka vendosur të largohet nga Manchester City pas shtatë vitesh.

Sezonin e fundit, ku City e fitoi “Tripletën”, Gundogan pati paraqitje shumë të mira, sidomos në finalen e FA Cup ndaj Manchester United-it, ku shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij me rezultat 2:1.

ndërkohë, gjatë shtatë sezoneve, Gundogan ka luajtur në 304 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e City-t, prej të cilave shënoi 60 gola dhe dhuroi 40 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore