Kultura

Gruaja që shpëton farat e trashëgimisë palestineze


Në perëndim të Betlehem-it, malet e ashpra të mbuluara me gurë, formojnë një luginë të gjelbër që gjarpëron në distancën e rrezitur nga dielli.

Fshati Battir i Bregut Perëndimor, shtrihet në anën e njërit prej maleve. Shtëpitë e tij prej guri ngjyrë bezhë përzihen me mjedisin natyror. Nga larg, i vetmi aluzion i banorëve është tarracimi i lashtë që rreshton malin si një shkallë gjigante.

Kështu e nis rrëfimin agjencia e lajmeve, “BBC”, për tarraca të parcelave bujqësore me mure shkëmbore që kanë rritur ullinj dhe perime që nga antikiteti.

Parcelat, së bashku me sistemin e lashtë të ujitjes, i siguruan Battir-it një vend në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në vitin 2014. Dhe ky peizazh i lashtë nuk mund të jetë një shtëpi më e përsosur për një nismë, të udhëhequr nga Vivien Sansour, që shpëton farat e trashëgimisë palestineze duke ruajtur rrënjët kulturore.

Sansour nuk filloi me synimin për të krijuar Bibliotekën e Farave të Trashëgimisë Palestineze.

E rritur me dëshirën e madhe për të gjetur ushqimin palestinez të rritur tradicionalisht, të cilin e rriti vetë, biblioteka e farërave zuri rrënjë në vitin 2014 kur ajo nisi t’u kërkonte njerëzve në komunitetin e saj farëra për të rritur bandora, domatet e vendit, rezistente ndaj thatësirës.

Ndërkohë, Baladi, termi për farat e trashëgimisë, përkthehet drejtpërdrejt si “vendi im”.

“Pyesja për to dhe njerëzit më thoshin se askush nuk i kishte më ato dhe se janë zhdukur”, ka treguar Sansour, duke vijuar se “nuk mund t’i dorëzohesha idesë se gjithçka ka vdekur dhe është zhdukur. Këmbëngulja se jo gjithçka është e humbur. Nuk veprova duke menduar se do të filloja një bibliotekë për farëra, thjesht isha e etur për gjërat që doja”.

Për Sansour, farat janë qenie të gjalla dhe të shohësh që farat e trashëgimisë po zhduken është një tragjedi njerëzore. Deri më tani, ajo ka ruajtur 47 lloje të farërave, duke përfshirë një nga të preferuarat e saj, karotën vjollcë, si dhe shalqirin J’adii rezistent ndaj thatësirës, ​​me origjinë nga qyteti bujqësor Jenin në veri.

Ky përkushtim i saj kaq buruar nga dashuria për njerëzit dhe historitë. Marrja e kohës për të pirë çaj dhe kafe për vite me radhë me njerëzit rreth atdheut të saj, duke u ulur dhe duke dëgjuar pleqtë, është mënyra se si ajo dëgjoi emra të rinj të prodhimeve të gjeneratave të vjetra.

Kështu, nisi një mision për të gjetur një farë. Kjo është ajo se si ka gjetur dhjetëra fruta dhe perime gati të humbura, përfshirë kastravecin e bardhë baladi për të cilin ajo dëgjoi nga një burrë në të 80-at e tij kur ai kujtoi aromën e kastravecit, të cilin ai e përshkroi si ndryshe nga çdo varietet tjetër.

Shpesh, koha e korrjes është një përvojë e tërë familjes dhe shumë pjata janë krijuar për t’u gatuar në këto periudha të veçanta të vitit. Vjelja e një bollëku baladi, për shembull, festohet tradicionalisht duke gatuar një pjatë pikante me domate baladi të skuqura me speca djegës, hudhër dhe vaj ulliri dhe të shërbyera me bukë të sheshtë.

Kurse kungujt shpesh mbushen me oriz, qiqra dhe mish viçi të grirë para se të gatuhen me një salcë e ëmbël.

Farat, të cilat janë të modifikuara jo gjenetikisht, janë të rëndësishme për shëndetin e bujqësisë në të gjithë botën.

Madje, Sansour beson se ato janë veçanërisht të rëndësishme për palestinezët që kanë jetuar nën pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor që nga viti 1967. “Me çdo farë mund të arrijmë më shumë autonomi”, ka treguar ajo.

Ruajtja dhe ripërdorimi i farërave vit pas viti – siç është e mundur me varietetet e trashëgimisë – ofron edhe një alternativë ndaj një sistemi global që kërkon nga fermerët të blejnë farëra të reja çdo vit.

“BBC” shkruan se përfshirja e metodave industriale në vitet 1960 e ktheu bujqësinë me bazë diellin dhe tokën në një sistem që kërkonte përdorimin e pesticideve dhe farërave sterile që nuk mund të ruheshin dhe të përdornin përsëri.

Kjo ka bërë që shumëllojshmëria e farave të trashëgimisë të binte viktimë e nocionit të përparimit dhe krenaria e fermerëve që kishin njohuritë e tyre tradicionale të bujqësisë gradualisht u rrudh.

Fshati Al Jalamah ndodhet në veri të Bregut Perëndimor. Atje, Majid Abu Farha kujdeset për një fermë të mbushur me rreshta shalqiri, kungulli të njomë, domate, bizele. Ai ka përdorur farat natyrore baladi për tre vjet, që kur u takua me Sansour përmes një shoku dhe mori pjesë në punëtoritë e saj për kursimin e farës.

“Ne jemi krenarë që kemi farat tona dhe që përdorim trashëgiminë tonë, farat e gjyshërve tanë, sepse është diçka për të ruajtur identitetin”, ka shpjeguar Abu Farha.

Për sa i përket tokës përqark Battir-it, ajo është pjesë e Gjysmëhënës Pjellore, së bashku me Irakun e sotëm, Sirinë, Jordaninë dhe Libanin. Nga ky rajon u zbut gruri, një pjesë e grurit me të cilën punon Sansour dhe komuniteti i saj është afërsisht 10 mijë vjet i vjetër. Ai daton që nga fillimi i bujqësisë.

“Arsyeja pse anglezët hanë biskota dhe të gjithë hanë bukë është për shkak të paraardhësve tanë”, ka dalluar Sansour.

Biblioteka e Sansour rinovon ciklin e këtyre farërave që rriten dhe ruhen. Të mbjella edhe një herë, të lashtat e trashëgimisë rivendosin dialogun e lashtë me tokën dhe mjedisin që u lejon atyre të vazhdojnë të evoluojnë dhe të qëndrojnë në tryezën e darkës për brezat e ardhshëm.

Ndërkohë, vendndodhja agro-ekologjike që Sansour dhe ekipi i saj kanë krijuar në Dar Abu Hassan Hassan Guesthouse, në Battir, është një hapësirë ​​për fermerët vendas për të vizituar, pirë kafe dhe risjellë këtë vlerë.

Sansour ka rrëfyer se gjithçka që di e ka mësuar nga fermerët.

“Nuk do të pushoj së dashuruari dhe kujdesuri për gjërat që të gjithë më thonë tani se është primitive dhe se nuk kanë nevojë”, ka siguruar ajo.

Kjo pasi biblioteka e farave nuk ka të bëjë vetëm me mbledhjen e farave të trashëgimisë, por edhe me lejimin e njerëzve që të jenë në harmoni me rrënjët e tyre dhe të duan përsëri veten.

Kur fermerët mbërrijnë për të vizituar Sansour dhe ekipin e saj, Fatima Muammar, e cila e ndihmon atë të mirëmbajë bibliotekën dhe të korrë farat, i mirëpret ata me çaj të bërë nga nenexhiku i sapo zgjedhur.

Megjithëse e lindur në Battir dhe e rrethuar vazhdimisht nga bujqësia, Muammar nuk ishte e interesuar në bujqësi derisa Sansour hapi bibliotekën. “Sansour punon me farat që menduam se ishin zhdukur dhe çdo ditë mësoj diçka të re për gjyshen time ose për tokën në të cilën jam rritur”, ka treguar Muammar.

“BBC” tregon se rruga e hyrjes në zonën agro-ekologjike ishte mbjellë me mollë trashëgimie, në mënyrë që vizitorët të nuhasnin lulet kur të mbërrinin.

Për muaj, Sansour dhe ekipi i saj punuan në rehabilitimin e tarracave të lashta, duke mbledhur gurë dhe duke i vendosur ato si pjesë të enigmës për të formuar tarraca që mbajnë tokën, përmirësojnë kullimin dhe parandalojnë erozionin.

Natyrshëm, projekti u bë një përvojë midis brezave pasi pleqtë vendas ndanë njohuritë e tyre me punëtorët më të rinj që kishin muskujt për të lëvizur gurët e mëdhenj.

“Është një metodë e lashtë e shkëlqyer, megjithatë, shumë pak njerëz bëjnë tarracë dhe ata që e njohin artin e tarracimit, njohuritë e tyre gjithashtu po zhduken teksa ndërrojnë jetë”, është shprehur Sansour.

Edhe pse Sansour e di që nuk mund të transformojë plotësisht metodat bujqësore vendase, por ajo shpreson të ndihmojë në ruajtjen e një pjese të tokës së kultivuar tradicionalisht, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë një pikë referimi për të parë se si duket trashëgimia e tyre bio dhe të punojnë për ta mbajtur atë gjallë.

“Shpresoj se ne mund të vazhdojmë të punojmë në këtë tokë, me të vërtetë duart tona janë në zemrat tona kur flasim për të dhe më dhemb sepse jam e shqetësuar”, ka treguar ajo.

Mirëpo, farat nuk janë e vetmja gjë që po ruan. Për të ruajtur recetat palestineze që përdorin ushqimin e trashëgimisë, Sansour ka krijuar “Kuzhinën Udhëtuese”, e ndërtuar me dorë nga druri dhe në gjendje të paketohet në një makinë.

Në një nga ngjarjet e saj të kuzhinës, Sansour bëri riqaq o addas, një pjatë me makarona dhe thjerrëza e mbuluar me një salcë të thartë me manaferra të egër.

Ajo është gjithashtu e dhënë pas patëllxhanit nga Battir-i, të cilin e përdor për të bërë mahshi mutabal. Patëllxhani piqet mbi flakë derisa të karbonizohet dhe pastaj pritet në qendër për t’u mbushur me hudhër dhe barëra të freskëta duke përfshirë zaatar, një bar i egër nga familja e trumzës, i zgjedhur nga mali.

Pastaj, një përzierje e lëngut të limonit dhe tahinit të bërë nga farat e susamit të rritur tradicionalisht në veri, spërkatet sipër pak para se pjata të shërbehet.

Kjo kuzhinë i lejon njerëzit të mblidhen për të ndarë dhe ruajtur histori. Pleqtë që shkojnë për të ndarë një vakt shpesh kanë sjellë me vete edhe emrat e bimëve për të cilat Sansour nuk ka dëgjuar kurrë. Këto ndërveprime fillojnë një cikël të ri të të dashuruarit me një histori.

Dhe kjo duke ndjekur një varietet tjetër të trashëgimisë së humbur, duke kërkuar derisa të gjejë një farë të mbetur të fundit, në mënyrë që të mbillet edhe një herë, të korret dhe të ruhet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore