Jetesë & Stil

Gruaja e Tory Lanez, Raina Chassagne, bën kërkesë për divorc në mes të dënimit të tij me 10 vjet burg


Raina Nancy Chassagne, gruaja e rep artistit Tory Lanez, ka bërë kërkesë për divorc pas më pak se një viti martesë me yllin e hip hopit.

Në dokumentet gjyqësore të marra nga People, transmeton AlbanianPost, Chassagne liston datën e martesës së tyre si 25 qershor të vitit 2023, teksa data e ndarjes është shënuar si 1 qershor e vitit 2024.

Chassagne dhe Lanez, 31 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Shemuel Shua Peterson janë gjithashtu prindër të djalit 7-vjeç, Kai’lon, nga i cili ajo po kërkon kujdestarinë ligjore dhe fizike.

Ajo përmend dallimet e papajtueshme si arsye për paraqitjen e divorcit.

Lanez aktualisht po vuan një dënim me 10 vjet burg për plagosjen me armë në këmbë të rep artistes Megan Thee Stallion (emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete) në verën e vitit 2020 në Hollywood Hills.

Gushtin e kaluar, Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascon lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me dënimin me burg të rep artistit kanadez, duke thënë: “Gjatë tre viteve të fundit, Peterson është përfshirë në një model sjelljeje që kishte për qëllim të frikësonte Pete dhe t’i mbyllte gojën asaj”.

Gascon e lavdëroi fituesen e “Grammy-së”, “për guximin dhe cenueshmërinë e saj të jashtëzakonshme, ndërsa iu nënshtrua muajve të hetimeve dhe paraqitjeve në gjykatë ku iu desh të rijetonte traumën e saj dhe shqyrtimin publik që pasoi”.

Në atë kohë, Megan, 29 vjeçe, ndau një deklaratë të lexuar nga zëvendësprokurorja e qarkut të Los Angeles, Kathy Ta.

Incidenti ndodhi pas një mosmarrëveshjeje që përfshinte Lanez, Megan dhe Kelsey Harris, pasi të tre u larguan nga një festë në pishinën e mbajtur në shtëpinë e Kylie Jenner në zonën e Los Anxhelosit më 12 korrik të vitit 2020.

Në shtator të vitit 2023, Lanez-it iu mohua lirimi me kusht nga gjyqtari David Herriford, i cili iu referua “kryerjes së dhunshme” për të cilën u dënua reo artustu dhe “historisë së tij të shkeljes së urdhrave të gjykatës”.

Gjithsesi, në dosjen e Chassagne, ajo nuk kërkon mbështetje bashkëshortore, por rezervon për përcaktimin e ardhshëm sipas gjykimit të gjykatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore