Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, i ka dërguar një letër urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
“Në emër të Parlamentit të Republikës së Moldavisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e sinqerta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare”.
Gjithashtu shkruhet se “përfitoj nga ky rast për të shprehur vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin dhe dialogun dypalësh parlamentar”.
“Jam i bindur se përpjekjet tona të përbashkëta do të krijojnë kushtet e nevojshme për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar në të mirë të vendeve dhe njerëzve tanë. Duke ju uruar shëndet e prosperitet, ju lutem Shkëlqesi, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com