Përballje

Greqi – Kosovë, formacionet zyrtare


Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, “Katar 2022”, ku do të jenë mysafir i Greqisë.

Dardanët ashtu sikurse edhe grekët do të luajnë sonte vetëm sa për prestigj, pasi që asnjëra nga këto skuadra nuk kanë ndonjë gjasë për të arritur më shumë.

Kosova pozicionohet në vendin e pestë me katër pikë dhe një fitore mund t’i plasojë në të katërtin.

Ndërsa, Greqia është aktualisht në vendin e tretë në Grupin B dhe një fitore do u siguronte këtë pozicion.

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primozh Gliha, do ta rreshtojë ekipin për këtë ndeshje me formacionin 4-4-1-1, ku sulmit do t’i prijnë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Kurse në mesfushë është rikthyer Blendi Idrizi, ku do të përbëjnë katërshën së bashku me Valon Berishën, Florian Loshaj dhe Herolind Shalan.

Kurse katërshja e mbrojtjes do të jetë: Amir Rrahmani, Betim Fazliji, Mërgim Vojvodda dhe Fidan Aliti, derisa në portë do të jetë Arijanet Muric.

Formacionet zyrtare:

Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Hatzidiakos, Goutas, Tzavellas, Pelkas, Bouchalakis, Tsimikas, Masouras, Mantalos, Douvikas.

Kosova: Muric, Vojvosa, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Idrizi, Shala, Loshaj, Valon Berisha, Rashica, Muriqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore