Sport

Grealish afër marrëveshjes me Manchester City-n


Jack Grealish po i afrohet një lëvizjeje te Manchester City me raporte që pretendojnë se ylli i Aston Villa ka rënë dakord për kushtet personale me ekipin.

Football Insider ka raportuar se City ka paraqitur një ofertë të madhe kontrate për 25-vjeçarin i cili kishte performanca shumë të mira në Euro 2020.

Dhe ndërsa lojtari anglez është i etur për një lëvizje për të punuar nën Pep Guardiola, ai nuk do ta detyrojë lëvizjen, pasi nuk do ta njollos marrëdhënien me klubin e Aston Villa-s.

Grealish u përfol se ishte afër marrëveshjes për një kontratë të re me Aston Villa kohët e fundit, por tani duket sikur prania e Manchester City mund ta ndryshojë këtë mendim.

Sulmuesi kontribuoi në 12 gola në 13 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa regjistroi gjithashtu tre asistime kur luan në qendër të mesfushës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore