Euro 2020

Goretzka në qiellin e shtatë…


Leon Goretzka ishte “në qiellin e shtatë” pas barazimit kundër Hungarisë. Mesfushori i Bayern Munich-ut shënoi golin e barazimit në minutat e fundit të takimit, duke e dërguar Gjermaninë në fazën tjetër të Euro 2020.

Gjermania përfundoi e dyta në Grupin F të Euro 2020 dhe do të përballet me Anglinë në raundin e të 16-ve.

Goretzka u futë në fushë në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Ikay Gundogan-in në minutën e 58-të dhe golin e shënoi në minutën e 84-të.

Duke folur pas ndeshjes, 26-vjeçari ishte shumë i lumtur me rezultatin, megjithëse e pranoi se performanca mund të kishte qenë më mirë.

“Unë jam në qiellin e shtatë. Për fat të mirë, topi ra në këmbët e mia dhe pastaj e futa në rrjet”, u tha Goretzka gazetarëve, duke shtuar se “Pasi barazuam 1-1, ishte gabim i madh nga ne që pranuam gol menjëherë. Ne kurrë nuk duhet të lejojmë këtë të ndodhë nëse duam të arrijmë diçka në këtë turne”.

“Por ne nuk kemi asnjë dyshim dhe jemi plot vetëbesim. Kjo lojë ishte shumë, shumë e vështirë. Kishte shumë pengesa që duheshin kapërcyer”, vijoi të thoshte mesfushori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore