Kompania e Google-it, Alphabet Inc, ka korrur një fitore të madhe nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vendosi që përdorimi i kodit të software-it të Oracle Corp për të ndërtuar sistemin operativ Android që drejton shumicën e telefonave inteligjentë në botë, nuk shkel ligjin federal të së drejtës së autorit.
Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se gjykatësit kanë rrëzuar një vendim të një gjykate më të ulët se përdorimi nga Google-i i kodit të software-it të Oracle-it në Android nuk përbënte një përdorim të drejtë në bazë të ligjit të së drejtës së autorit në SHBA.
Stephen Breyer, gjyqtar, është shprehur se lajmi i Oracle-it për të zbatuar të drejtën e përdorimit të kodit dëmtonte publikun duke e kthyer atë në një “bllokim që kufizon krijimtarinë e ardhshme të programeve”.
Të dyja kompanitë e mëdha teknologjike, Oracle dhe Google, janë ‘grindur’ që prej kohës që Oracle paditi Google-in për shkelje të së drejtës së autorit në vitin 2010 në gjykatën federale në San Francisco.
Mirëpo, Google-i e rihapi çështjen përmes një apelimi të vendimit në vitin 2018 në Gjykatën e Apelit në qarkun federal të Washington-it në SHBA.
Reuters tregon se vendimi i kurseu Google-it një dëm potencialisht masiv pasi paditësi kishte kërkuar 8 miliardë dollarë dëmshpërblim. Por, vlerësimet e rinovuara shkuan deri në 30 miliardë dollarë.
“Vendimi i jep siguri ligjore brezit të ardhshëm të zhvilluesve, produktet dhe shërbimet e reja të të cilëve do të përfitojnë nga konsumatorët”, ka thënë nënkryetari i lartë i Google-it për çështjet globale, Kent Walker.
Lidhur me akuzën, Oracle-i e akuzoi kompaninë për plagjiaturë të programit të saj JAVA duke kopjuar 11 mijë e 330 rreshta të kodit kompjuterik, si dhe mënyrën e organizimit të tij për të krijuar Android-in dhe për të korrur miliarda dollarë të ardhura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni
-
“Trime”-t që i japin kurajo e guxim grave shqiptare për ta luftuar pabarazinë
-
Google po abuzon me teknologjinë e reklamave, sipas rregullatorit britanik
-
Një muzikant në SHBA akuzohet për përdorimin e AI për të fituar të ardhura nga transmetimi
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit