Pajisje

Google-i, nën hetim nga rregullatori kalifornian mbi trajtimin e punonjëseve me ngjyrë


Në California, rregullatori i të drejtave civile po heton trajtimin e Google-it ndaj punëtoreve me ngjyrë pas incidenteve të supozuara të ngacmimit dhe diskriminimit.

Avokatët dhe analistët në departamentin e punësimit dhe strehimit të drejtë në California (DFEH) kanë intervistuar vazhdimisht disa punonjëse me ngjyrë që kanë punuar atje mbi përvojat e tyre.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se pyetjet hetuese janë përqendruar te ngacmimi dhe diskriminimi në vendin e punës dhe janë zhvilluar përgjatë muajit të kaluar.

Ndërkaq, Google-i ka deklaruar se i ka kushtuar vëmendje të veçantë “ndërtimit të barazisë së qëndrueshme” për punonjëset e veta me ngjyrë.

Dhe se, viti i kaluar, kishte rezultuar si viti me punësimet më të mëdha të grave me ngjyrë, të cilat kompania i quan “Black+”. Ky është një përcaktim i saj që përfshin njerëzit e racave të ndryshme.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë që çdo punonjës ta përjetojë Google-in si një vend pune gjithëpërfshirës”, ka pohuar kompania teknologjike.

Gjithashtu ka siguruar se “do të vazhdojmë të fokusohemi në këtë punë të rëndësishme dhe të hetojmë tërësisht çdo shqetësim, për t’u siguruar që vendi ynë i punës të jetë përfaqësues dhe i barabartë”.

Por rregullatori ka intervistuar punonjëset që kanë paraqitur ankesa formale dhe ato që nuk kanë paraqitur të tilla, duke kërkuar më shumë shembuj të keqtrajtimit të mundshëm.

Agjencia, nga ana tjetër, është e përfshirë në një padi kundër kompanive të lojërave video si Tencent Holdings, Riot Games dhe Activision Blizzard Inc, duke pretenduar diskriminim dhe ngacmim të gjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore