
Kompanitë Google dhe Meta do të tërhiqnin aksesin në artikujt e lajmeve në Kanada nëse miratohet legjislacioni që detyron kompanitë e internetit të paguajnë botuesit e lajmeve.
Të paktën kështu u kanë thënë drejtuesit e kompanisë ligjvënësve kanadezë.
Legjislacioni i propozuar i Kanadasë do të detyronte platformat të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë botuesit kanadezë të lajmeve për përmbajtjen e tyre, pjesë e një tendence më të gjerë globale për t’i bërë firmat e teknologjisë të paguajnë për lajmet.
Sakaq, Google-i mund të detyrohet të heqë lidhjet me artikujt e lajmeve të gjetura në rezultatet e kërkimit kanadez nëse projektligji miratohet.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti Richard Gingras ka përmendur një përgjegjësi financiare të pambuluar nëse duhej të paguaj botuesit për lidhjen me faqet e tyre.
Po ashtu Meta do t’i jepte fund disponueshmërisë së përmbajtjes së lajmeve në Kanada nëse projektligji miratohet siç është hartuar aktualisht, ka thënë Rachel Curran, shefja e politikave publike të kompanisë në Kanada.
Propozimi është i ngjashëm me një ligj novator që Australia miratoi në vitin 2021, i cili gjithashtu shkaktoi kërcënime nga Google-i dhe Facebook-u për të kufizuar shërbimet e tyre.
Të dy përfundimisht arritën marrëveshje me kompanitë mediatike australiane pasi u ofruan ndryshime në legjislacion.
Këtë vit, Google-i testoi bllokimin e aksesit të disa përdoruesve kanadezë në lajme si një përgjigje e mundshme ndaj legjislacionit, një lëvizje që kryeministri Justin Trudeau e quajti një “gabim të tmerrshëm”.
Vitin e kaluar, Google-i u lidh me botuesit kanadezë të lajmeve më shumë se 3.6 miliardë herë, duke i ndihmuar ato kompani të fitojnë para në reklama dhe abonime të reja.
Sipas Curran, burimet e Facebook-ut u dërguan botuesve kanadezë më shumë se 1.9 miliardë klikime në 12 muajt që përfundojnë në prill 2022, me vlerë rreth 230 milionë dollarë në marketing falas.
Projektligji i paraqitur në prill 2022 nga Ministri i Trashëgimisë Pablo Rodriguez është legjislacioni më i fundit që synon të paguajë platformat e mediave digjitale për lidhjen e përmbajtjes së lajmeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Policia vijon operacionin “Tempulli”, arreston një tjetër shtetas në Tiranë
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Escobar: Lajçak-u nuk do të largohet, dialogu nuk do të largohet