Shqipëria

Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare


Sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, korrupsioni është një ndër tre problemet më madhore në sytë e të rinjve shqiptarë.

Ndaj, ky fakt nënvizon nevojën për të shtyrë përpara me reformat, në mënyrë që vendi të integrohet në Bashkimin Evropian.

Këtë konstatim diplomati evropian e bëri gjatë një konference për barometrin ballkanik 2024, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ku e pranishme ishte edhe drejtuesja e këtij institucioni, Majlinda Bregu.

“Mbështetja për BE-në si bashkim vlerash është e fortë, shqiptarët janë veçanërisht të motivuar dhe ambiciozë për të avancuar shpejt në rrugën e BE-së dhe Plani ynë i Rritjes ofron përfitime të qarta për përparimin e ardhshëm ekonomik dhe social”, theksoi ndër të tjera Gonzato gjatë takimit të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore