Shqipëria

Gonzato kërkon reforma bipartizane për çështjet evropiane


“Komiteti i Çështjeve Evropiane luan një rol qendror në provimin e projektligjeve ndaj BE-së dhe në mbikëqyrjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Kështu bën me dije ambasadori i bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato pas takimit me kryetaren e Komisionit, deputeten demokrate Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetaren Etilda Gjonaj.

Gonzato theksoi se “jam i lumtur që dëgjova se si Komiteti po përgatitet për të luajtur rolin e tij të plotë në hapat e ardhshëm të procesit të negociatave të anëtarësimit në BE, në një frymë dypartiake”.

“BE është këtu për të mbështetur Komitetin në detyrën e tij të rëndësishme”.

Më 26 nëntor Shqipëria ka përmbyllur me sukses të gjithë ekzaminimin analitik të përafrimit të ligjeve me Bashkimin Evropian, një proces i njohur me termin aquis, duke i lënë kështu vend si hap i radhës i integrimit, hapjen më në fund të kapitullit të parë negociues me BE-në.

I gjithë procesi ka zgjatur rreth 14 muaj dhe ka përfshirë mbi 1 mijë ekspertë nga Shqipëria dhe po aq nga Komisioni Evropian, siç saktëson një njoftim i ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përmbyllja me sukses e kësaj faze fillestare e sjell kështu edhe një hap më tej përpara vendin, për ta përgatitur në procesin e vijueshëm të integrimit.

Tashmë, hapi tjetër mbetet hapja e grupit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me synimin për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore