Sport

Golat më të mirë të javës së parë në Ligën e Kampionëve


Java e parë e Ligës së Kampionëve u zhvillua këtë fundjavë. UEFA ka publikuar një video duke i zgjedhur katër golat më të mirë të kësaj jave.

Sipas UEFA-s, goli më i mirë i kësaj xhiroje është ai i Kylian Mbappe-s, ndaj Juventus-it, ndeshje të cilën PSG e fitoi me rezultat 2:1.

Goli i dytë është ai i Ferran Torres, ku spanjolli e shënoi në fitoren e Barcelonës me rezultat 5:1 ndaj Victoria Plzen.

Vendin e tretë e mban Leroy Sane, i cili shënoi golin e parë në fitoren e Bayern Munich-ut me rezultat 0:2 në udhëtim te Inter.

Derisa vendi i pestë i takon futbollistit të Benfica-s, Alejandro Grimaldo, që shënoi një gol të bukur në fitoren që skuadra e tij e arriti ndaj Maccabi Haifa-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore