Lajme

Goditet depoja e armëve në Kalynivka


Depoja e armëve në Kalynivka është goditur sipas raporteve lokale.

Vijojnë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo e fundit i ka zgjeruar trupat në territorin ukrainas.

Policia ka deklaruar se trupat ushtarake ruse kanë përparuar thellë në rajonet e Lugansk-ut, Chernihiv-it dhe Kharkiv-it.

Sakaq presidenti rus Vladimit Putin i shpalli luftë Ukrainës gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Ndërkaq një pallat rezidencial është goditur nga bombardimet ruse, duke e lënë atë tërësisht të shkatërruar dhe duke shkaktuar një numër viktimash, i cili ende nuk është konfirmuar nga autoritetet lokale ukrainase.

Ukraina ndërkohë, po bën të pamundurën të mbrohet, ku akti më i suksesshëm deri tani, është ai i rrëzimit të një avioni bombardues rus.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore