Sport

Gnabry bën tifozët e Juventus-it të ëndërrojnë


Serge Gnabry, anësori i Bayern Munich-ut, ka publikuar një foto në mediat sociale, ku shfaqet me një kapele të Juventus-it.

Gjermani, të cilit i përfundon kontrata me bavarezët në 2023, është shumë larg marrëveshjes së rinovimit.

Postimi i Gnabry-n në Instagram ka bërë tifozët e Juventus-it të ëndërrojnë.

Ai shfaqet me një kapele të Juventus-it, megjithëse është kujdesur ta fshehë logon e klubit italian, por në pah kanë dalë dy sponsorët, Adidas dhe Jeep.

Media gjermane “Bild”, menjëherë pas fotos së publikuar, ngriti pyetjen nëse lojtari po tregonte detaje rreth të ardhmes së tij.

Gnabry është pjesë e Bayern-it që nga viti 2018, kur ka shënuar 64 gola dhe 172 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore