Prodhuesi amerikan i automjeteve, General Motors, ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin në disa fabrika të Amerikës së Veriut dhe se do të zgjasë mbylljen e fabrikave të tjera për shkak të mungesës së çipave që ka përkeqësuar gjendjen e kompanive amerikane të automjeteve.
E përditshmja, The Wall Street Journal, shkruan se General Motors ka bërë me dije se tre implante të paprekura më parë nga problemet e furnizimit me gjysmëpërçues do të jenë të papuna ose do të kenë prodhim të reduktuar për një ose dy javë.
Pjesë e tyre është një fabrikë në Tennessee dhe një tjetër në Michigan, të cilat merren me prodhimin e automjeteve popullore të shërbimeve sportive të mesme. Dhe modelet e makinave që preken janë Chevrolet Traverse SUV dhe Cadillac XT5/XT6 SUV.
Lëvizja e kompanisë ka pasuar lajmin e Ford-it javën e kaluar mbi thellimin e ndërprerjeve të prodhimit në Amerikën e Veriut.
Mbylljet e fabrikave prodhuese të automjeteve vijnë për shkak të një mungese të çipave gjysmëpërçues që prej fundit të vitit të kaluar.
Problematika ka të bëjë me hyrjen e çipave gjysmëpërçues në modulet e programeve të përdorura për të kontrolluar gjithçka në makinë, që nga frenat deri te ekranet me prekje.
Për muaj me radhë, kompanitë kanë ulur prodhimin teksa përballen me furnizuesit e gjysmëpërçuesve, të cilët shprehen se mungesa e tyre do të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit