Gjyqtarja Ahmeti kalon vetting-un, KLGJ e konfirmon në detyrë

SHFLETO
Ana Gjoka
09.02.2022 18:23
Loading Icons...

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), mbrëmjen e 9 shkurtit, ka konfirmuar gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Arbena Ahmeti, për vendin e lirë në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarja Ahmeti rezulton që e  ka kaluar procesin e vetting-ut.

E arsimuar në Shkollën e Magjistraturës, në vitin 2006, Ahmeti ka qenë e punësuar për një vit, në Gjykatën e Tiranës.

Më pas u emërua gjyqtare në Lushnjë, ku punoi gjatë periudhës 2007-2013.

Që nga viti 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës.