Lajme

Gjykata Themelore kërkon sërish paraburgim për ish-policin serb Sllagjan Trajkoviç


Ish-polici serb, Sllagjan Trajkoviç

Ish-policit serb të arrestuar për krime lufte në Kosovë, Sllagjan Trajkoviç, Gjykata Themelore në Prishtinë sërish i ka vazhduar masën e sigurisë – paraburgim – edhe për dy muaj të tjerë, ka bërë të ditur avoakti i tij Dejan Vasiç.

Ky është vendimi i dytë i kësaj gjykate, pasi që herën e parë, Gjykata e Apelit e kishte anuluar vendimin për paraburgim të Trajkoviçit.

“E vetmja gjë që u konstatua në procedurë të përsëritur ishte tregimi i veprimeve dhe akuzave konkrete ndaj klientit tim. Sado të pakuptimta dhe të pasakta të ishin, pas gjashtë muajsh hetime, më në fund arritëm të zbulojmë se çfarë thanë dëshmitarët, të cilët prokurori special i kishte marrë në pyetje fshehurazi dhe ilegalisht gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë Vasiç për Telegraf.rs.

Duke shtuar se kundër këtij vendimi do të bëj ankesë, njëjtë siç kishte bërë herën e parë.

Sllagjan Trajkoviç ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, nën dyshimet se kishte kryer krime lufte në Kosovë.

Atij njëherë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, por që për shkak të gjendjes shëndetësore, kjo masë i ishte zbutur në arrest shtëpiak, janar të këtij viti.

“Gjendja e Trajkoviç-it u përkeqësua pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje e më pas plaga u infektua dhe kishte nevojë për ekzaminime specialistike”, kishte deklaruar avoakti Vesiç.

“Ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, duke qenë se është me diabet dhe ka cirrozë të mëlçisë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore