Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji serbit me inicialet L.D, i dyshuar për disa vepra penale, ndër to edhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve policorë në maj të vitit të kaluar.
Siç ka njoftuar Themelorja, i arrestuari dyshohet për katër vepra penale: “bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, “rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 29.05.2023, në intervalin kohor prej orës 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri L.D së bashku me të pandehur tjerë kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave, me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Kosovës në komunat veriore të vendit…”, thuhet në njoftim.
Aty theksohet se përkundër urdhrave të ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë për shpërndarje të qetë të turmës, të njëjtit kanë nxitur dhe filluar të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar, duke përdorur mjete të forta e shpërthyese, si pasojë e të cilëve janë lënduar të paktën 30 ushtarë të KFOR-it.
“…3 (tre) nga ta nga predhat e armëve të zjarrit si dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtim fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të lartë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë”, theksohet në arsyetimin e Gjykatës.
Sipas këtij institucioni të drejtësisë, i pandehuri L.D. është vlerësuar se nëse lihet në liri paraqet rrezik të ikën, duke qenë se i njëjti punon në Serbi dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e rendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit