Zgjedhjet në Kosovë

Gjykata Supreme sot vendos për Hanin e Elezit: “Rivotim ose konfirmim i rezultatit”


Mehmet Ballazhi, kandidati i PDK-së për kryetar komune në Han të Elezit

Gjykata Supreme pritet të marrë vendim për ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që Komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata Supreme merr vendim në afatin prej 72 orëve, pas paraqitjes së ankesës.

“Mund të apelohet vendimi i PZAP-it, sikurse që PZAP-i mund të rishikojë cilindo nga vendimet e marra, pas prezantimit të fakteve të reja nga pala e interesuar”.

“Ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës mund të paraqitet brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i marrjes vendimit nga PZAP-i , në rast se gjoba e përfshirë është më e lartë sesa pesëmijë (5.000) Euro ose në rast se çështja prek një të drejtë themelore. Gjykata Supreme vendos në afatin prej shtatëdhjetedy (72) orëve pas paraqitjes së apelit”, bëhet e ditur në Ligj.

PDK-ja ka paraqitur ankesën e vet brenda afatit ligjor.

“Mund të konfirmoj se brenda afatit ligjor e kam deponuar ankesën dhe shresoj që ankesa sot të marrë epilog”, ka deklaruar këshilltari juridik i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

 

Vendimi për të shkuar në rivotim në Komunën e Hanit të Elezit, për kryetar komune, erdhi pasi që kandidati i pavarur Rufki Suma, kishte paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se kundër kandidati i tij nga PDK, është parë duke vizituar të gjitha qendrat e votimeve, ditën e zgjedhjeve.

Për këtë ankesë, Suma kishte dërguar në PZAP edhe një CD me xhirime të cilat e dëshmonin ankesën e tij.

Për “presion ndaj votueseve”, PZAP kishte vendosur para katër dite, qe kjo komunë të përsëris edhe një herë votimin në tërësi për kryetar të komunës.

do të përsëris edhe një herë procesin e votimit për Kryetar Komune.

Kjo, pas vendimit që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë pas takimit të mbajtur këtë të enjte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore