Shqipëria

Gjykata cakton masën arrest me burg për Noizyn


Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për reperin e mirënjohur shqiptar Rigels Rajku, që njihet me emrin skenik Noizy.

Ai u arrestua një ditë më parë në Shëngjin.

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Noizy, ndër artistët më të njohur në Kosovë e Shqipëri, kërkohet për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Ai dhe individë të tjerë dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë.

Bashkë me disa persona të grupit të tij OTR kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hadergjonajn.

Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore