Auto

Gjobitet Tesla në Norvegji, shkak bateria


Në Norvegji, një gjykatë ka gjobitur kompaninë amerikane të automjeteve elektrike, Tesla, pasi një përditësim i software-it të lëshuar në vitin 2019, ka ngadalësuar shpejtësinë e karikimit të baterisë dhe ka ndikuar në numrin e miljeve.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se lajmin e ka bërë të ditur platforma norvegjeze e lajmeve, Nettavisen, ku përmendet se çështja është sjellë nga 30 klientë.

Dhe gjoba që ka shkuar në drejtim të kompanisë arrin një shumë prej 136 mijë korona norvegjeze ose ndryshe, 11 mijë e 500 paund.

Për sa i përket ndryshimit të bërë, ai ka prekur automjetet Tesla Model S të prodhuara ndërmjet viteve 2013 dhe 2015. Dhe bateria e përfshirë nuk është prodhuar më që nga viti 2016.

Ankuesit kanë argumentuar se pavarësisht se azhurnimi ishte projektuar për të “mbrojtur” baterinë, ai zvogëloi diapazonin dhe ndikoi në shpejtësinë e ngarkimit të baterisë në stacionet Supercharger për disa pronarë të Tesla-s.

David Rasmussen, një nga klientët e Tesla-s, ka thënë në faqen e internetit Electrek se diapazoni në Tesla-n e tij Model S kishte rënë nga 247 milje në 217 milje brenda pesë javësh nga shkarkimi i përditësimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore