![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/10/WhatsApp-Image-2021-09-20-at-13.42.29.jpeg)
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të martën e 12 tetorit ka vendosur që të mos kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë.
Në vijim, GJKKO-ja ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të kaluar për gjykim dosjen e Dedjas.
Në vendimin e gjyqtarit Erjon Bani thuhej se ka mungesë dokumentacioni, duke i rikthyer SPAK-ut çështjen për plotësim të hetimeve.
Më 20 shtator, GJKKO-ja shtyu seancën paraprake të Dedjas. Kjo ka ardhur pasi pala mbrojtëse iu kërkoi që Gjykata të njihet më tej me aktet e dosjes së hapur për Bashkim Dedjan.
Bashkim Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Më 28 prill, me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO-ja sekustroi pasurinë e Dedjas.
Këtij të fundit iu sekuestrua një apartament 60 m2 në Golem.
Hetimet për Dedjan nisën që në maj të vitit 2020.
Nga hetimet e SPAK-ut rezultoi se ish-kreu i Kushtetueses kishte në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonte dot.
Procesi i vetting-ut
Në dhjetor të vitit 2018, Dedja nuk e kaloi me sukses fazën e Vetting-ut. Ai u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë e tij dhe nuk shpjegonte burimin e të ardhurave financiare.
Rrjedhimisht, KPA-ja hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedjas.
Ai u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2018 nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimeve administrative, u vërejtën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë.
Fill pas vendimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi KPK-në, duke këkuar nga Komisioneri Publik që të ankimonte në KPA.
Në korrik 2018, Komisioneri apeloi vendimin në KPA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ligji i ri për Policinë e Shtetit, Balla: Në nivelin e policive të vendeve të BE
-
Vijon beteja me flakët në Vlorë, Dredha: Zjarri është vendosur nga dora e njeriut
-
Alpinisti nga Kosova rrëzohet në Majën e Thatë Valbonë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi: Zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese