Shqipëria

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për 20 të arrestuarit nga SPAK


Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 20 të arrestuarit që trafikonin heroinë dhe kanabis nga Turqia dhe Siria për në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sakaq, Suela Sulaj është lënë në arrest shtëpie.

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi 21 urdhër-arreste për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prej tyre, 20 urdhër-arreste u ekzekutuan, ndërsa një nga anëtarët e grupit u shpall në kërkim.

“Janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, nga këto 20 janë ekzekutuar ditën e sotme kurse një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar”, ka thënë prokurori Vladimir Mara gjatë konferencës për shtyp.

Sipas tij, janë sekuestruar prova të shumta materiale.

“Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se të gjitha sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në territorin e RSH-së, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe në Itali”, ka vijuar ai.

Ndërkohë, mes 20 të arrestuarve për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë.

Ai është Marash Gjoni dhe dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.

Sakaq, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, me prokurorinë e Firences dhe Eurojust, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korçë.

SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.

Mësohet se dosja hetimore për këtë operacion përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë janë zbardhur dhe dokumentuar një seri episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, siç është ndarja e roleve mes anëtarëve të grupit.

Kryesori i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

Bëhet fjalë për kanabis sativa në formën e çokollatës.

Emrat e anëtarëve të grupit janë:

  1. Endrit Bakiu
  2. Suko Pajo
  3. Artur Sulaj
  4. Arian Tola
  5. Fadjon Çami
  6. Viron Lekaj
  7. Artan Agalliu
  8. Shpëtim Pjeshka
  9. Jani Çavo
  10. Kudret Rustemaj
  11. Besnik Ruçi
  12. Pirro Çapi
  13. Jani Meçja
  14. Edmond Kabashi
  15. Tomi Hila
  16. Leonard Nergjoni
  17. Artin Kurti
  18. Astrit Miska
  19. Ervis Çvilo
  20. Mirash Gjoni
  21. Sonila S. (arrest shtëpie)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore