
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 35-vjeçari kosovar, i cili transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm.
Falë operacionit policor të koduar “Road Guard 29”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 35 vjeç, banues në Kosovë.
Në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në afërsi të fshatit “Kodër”, shërbimet e Policisë pasi ndalën këtë shtetas zbuluan se ai po transportonte me automjetin “Volkswagen” gjashtë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qindra shqiptarë janë riatdhesuar nga MB-ja, sipas ministrit britanik
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Nuk ndalet aksioni anti-kanabis në Shqipëri, tjetër serë gjendet në Malësinë e Madhe
-
Për herë të parë, Shqipërinë do ta vizitojë një president i Estonisë
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kurti me përkrahje të përzemërt për kryetarin e Leposaviqit: E falënderoj për qëndresën e tij shembullore