Lajme

Gjenden 7 trupa në vendin e rrëzimit të helikopterit në Itali


Ekipet e shpëtimit italianë gjetën të shtunën trupat e shtatë personave të vrarë në një përplasje helikopteri, thanë autoritetet, dy ditë pasi avioni u zhduk nga ekranet e radarëve në një zonë malore.

“Shpëtimtarët kanë gjetur të vdekur shtatë pasagjerët e helikopterit, katër të turqve dhe dy të kombësisë libaneze, të cilët ishin në një udhëtim pune në Itali. Gjithashtu gjetën dhe pilotin italian”, tha zyra e prefektit në qytetin e Modena-s.

Helikopteri u ngrit të enjten në mëngjes nga Lucca në Toscana. Ai po shkonte drejt qytetit verior të Trevisos kur u përfshi nga një stuhi mbi një zonë të largët përpara se sistemet e fluturimit të humbnin gjurmët e helikopterit.

Koloneli Alfonso Cipriano, i cili drejton operacionin e forcave ajrore përgjegjëse për kërkimin, tha se shpëtimtarët shkuan në vendin e rrëzimit pasi një vrapues malor raportoi se kishte parë atë që ai mendonte se ishte një pjesë e helikopterit gjatë një ekskursioni në malin Cusna të shtunën në mëngjes.

Ekuipazhet ajrore konfirmuan vendin dhe kërkuesit fillimisht gjetën pesë kufoma përpara se të zbulonin më vonë dy të tjera, tha Cipriano për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, përcjell Albanian Post. Vendndodhja ishte në një luginë të vështirë për t’u arritur, shumë të pyllëzuar.

Katër biznesmenët turq që vdiqën punonin për Eczacibasi Consumer Products, një degë e grupit të madh industrial turk Eczacibasi.

Kompania tha në një deklaratë se ishte me “dhimbje dhe pikëllim të madh” që drejtori i saj i fabrikave, drejtori i letrave higjienike në fabrikën e saj në provincën Yalova, drejtori i projekteve të investimeve dhe drejtori i prodhimit në fabrikën e saj në provincën Manisa kishin vdekur dhe përcolli ngushëllimet e tyre.

Vendi i përplasjes ishte rreth 10 kilometra (gjashtë milje) nga vendi ku shpëtuesit fillimisht filluan kërkimet bazuar në tingujt e fundit të telefonit celular të pasagjerëve, të cilat tregojnë vendndodhjen e rrjetit të një personi.

Duke pasur parasysh terrenin e vështirë, Cipriano tha se mund të ishin dashur orë të tjera, madje edhe ditë, për të gjetur helikopterin nëse nuk do të ishte për sugjerimin e vrapuesit.

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore