Kosova

Gjashtë persona arrestohen për monedha 2-euroshe false


Ilustrim.

Gjashtë persona janë arrestuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilët dyshohen për falsifikim të parasë, tre prej të cilëve janë shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria, ku thuhet se të njëjtit ishin pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara.

“Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Foto nga Prokuroria gjatë sekuestrimit të monedhave false.

laboratorin e mjekësisë ligjore të policisë në Prishtinë, stafi ekzaminoi më shumë se 30 mijë monedha të falsifikuara 2 euro në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me 4 mijë e 451 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas agjencive ligjzbatuese, numri i monedhave false 2 euro në qarkullim ka shënuar një rritje masive gjatë vitit 2023.

Institucionet financiare evropiane ndajnë disa këshilla se si mund të identifikohen paratë false.

Një prej metodave është prekja e monedhës, pasi monedhat false zakonisht janë më të vrazhda.

Po ashtu, mund të identifikohen devijime, shkronja dhe simbole në mospërputhje me origjinalin.

Paratë false vërshojnë tregun e Kosovës, por me to mund të paguash

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore