Sport

Gjashtë emrat e Laporta-s për Barcelona-n


Këtë javë, Joan Laporta filloi zyrtarisht detyrën si president i ri i Barcelona-s.

Të enjten, Laporta mori garancinë nga banka për të bërë zyrtar emërimin e tij. Por, më pas u tha që ato të ardhura ndihmojnë vetëm disa muaj, dhe mund të ketë një krizë tjetër te Barcelona shumë shpejt.

Përkundër kësaj, Laporta ka ardhur me shumë optimizëm dhe po planifikon të ardhmen e klubit katalunas.

Në tavolinë, Laporta ka shfaqur gjashtë emra, të cilat dëshiron t’i nënshkruajë te Barcelona.

Ata janë: Erling Haaland, Sergio Aguero, Memphis Depay, Eric Garcia, David Alaba dhe Georginio Wijnaldum.

Fakti që pesë nga gjashtë futbollistët do të ishin transfera të lirë, tregon shumë për gjendjen financiare të klubit blaugran.

E përditshmja spanjolle AS, raporton që, përveç Garcia-s, që është punë e kryer, shanse reale për klubin janë vetëm Aguero dhe Wijnaldum.

Por, që kjo të ndodhë, lojtarët e Barcelona-s duhet të pranojnë ulje të pagave, me mbi gjysmën e skuadrës që nuk pajtohet me këtë ide.

Qetësia aktuale në klubin katalunas, mund të shkatërrohet shumë shpejt.

A do të ketë nënshkrime të reja, apo probleme me pagat, mbetet për t’u parë në javët dhe muajt në vijim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore