Sport

Gjakova: S’kam kryer asnjë krim kundër bashkëshortes, s’do ta shmangë drejtësinë


Përmes një letre publike, xhudisti Akil Gjakova, ka mohuar pretendimet për dhunë në familje edhe pse ky u fundit është denoncuar nga gruaja e tij për veprën e lartcekur, derisa Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta arrestojë xhudistin pejan.

“Dua të theksoj se nuk kam kryer asnjë krim, veçanërisht kundër bashkëshortes sime. Megjithatë, pasi jam aktualisht jashtë Kosovës dhe nuk mund të kthehem, i siguroj të gjithëve se nuk do të shmang drejtësinë. Nuk jam person i dhunshëm, dhe nuk kam shkaktuar dëme. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet e paraqitura në fotot e qarkulluara në media, dhe kjo shpejt do të provohet”, ka shkruar ai në një letër publike.

“Pas kthimit tim në Kosovë, do të paraqitem në polici dhe do të kontribuoj plotësisht në hedhjen e dritës mbi faktet që ata ose çdo institucion tjetër mund të kenë interes për to. Edhe pse jam pjesë e rrethanave dhe zhvillimeve të padrejta në të cilat jam përfshirë pa faj, familja ime mbetet e shenjtë për mua. Fëmija im është thesari më i çmuar që kam, dhe do të përmbahem nga komentimi i jetës sonë private në publik”.

AP merr vesh se çifti janë në një proces divorci, ku ndarja është kërkuar nga vetë Gjakova, derisa bashkëshortja e tij ka deponuar fakte që pretendojnë se xhudisti pejan ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Akil Gjakova është një nga xhudistët më të mirë në botë aktualisht dhe ndër më të suksesshmit i të gjitha kohërave nga Kosova.

Ai më 3 shkurt kishte fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris.

Akili pati garuar në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa i fitoi 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore.

Po ashtu, Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Paris në vitin 2018.

Prokuroria i kërkon Policisë arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore