Lajme

Giuliani dhe Trump: thirrje republikanëve për të bllokuar certifikimin e Biden-it


Presidenti i  Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump ka telefonuar senatorët  për t`i shtyrë ata për të bllokuar certifikimin e Joe Biden-it. Sipas disa burimeve, duket se senatori,  Josh Hawley, do të vazhdojë të kundërshtojë në senat. 

Kujtojmë se Hawley nuk është përgjigjur kur u pyet gjatë zhvillimeve  të prostestës se cilat do të ishin planet e tij. Ai  nuk u përgjigj as nëse do të kundërshtonte Pensilvaninë. 

As senatori Roger Marshall nuk do t`i përgjigjej pyetjes nëse po planifikonte të kundërshtonte rezultatet e  Georgia-s dhe Pennsylvania-s.

Kongresi Amerikan  rifilloi  seancën e përbashkët, pasi protestuesit pro Trump-it  sulmuan Capitol-in. Aktualisht ligjvënësit  po debatojnë ndaj kundërshtimit  të votave elektorale të Arizonës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore