Jetesë & Stil

Getinjo mbush 30 vjet, pranon urim të veçantë nga Mozzik


Rep artisti i njohur, Getinjo, po feston ditëlindjen e tij të 30-të.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes rrjeteve të tij sociale, teksa në llogarinë e tij të Instagram-it ka ndarë një fotografi, ku shihet mbi një veturë dhe numrin 30 në anën e tij të djathtë.

Fotografi e postuar nga Getinjo në Instagram.

“Nuk po plakem, po bëhem më i mirë dhe më i madh. Gëzuar ditëlindjen e 30-të, për mua”, ka shkruar Getinjo.

Urime të shumta për artistin erdhën edhe nga të afërmit e tij, ndjekësit por edhe fytyrat publike.

“Urime vllaqko”, kishte shkruar rep artisti, Don Xhon, ndërsa nuk mungoi as komenti nga modelja e njohur, Vildane Zeneli e cila ishte shprehur – “Gëzuar ditëlindjen e 30-të, Jimmy. Edhe 100 të tjera”.

Pos, Don Xhonit e Vildane Zenelit, Getinjo rezervoi komente edhe nga emra të tjerë të estradës shqiptare.

Getinjo urime e përgëzime morri edhe nga rep artistja, Tayna, këngëtarja, Kida, rep artisti, Stresi, modelja, Kejvina Kthella e prezantuesi, Meriton Mjekiqi.

Por, sigurisht, urimi që ra më tepër në sy ishte i rep artistit, njëherësh vëllait të tij, Mozzik.

Storie e publikuar nga Mozzik në Instagram.

“Urime datëlindjën vëllai im i dashur, Zoti na dashtë shëndet e suksese! Urime, kamerrloshi jem”, ka mbishkruar Mozzik në një fotografi ku shihet bashkë me Getinjon.

Ndryshe, “S’jam dorzu” mbetet kënga e fundit nga Getinjo, i cili për këtë projekt ishte mysafir i rep artistit, Stresi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore