
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, të shtunën ka takuar kryediplomatin grek, Giorgos Gerapetritis, në kuadër të javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që po mbahet këtë javë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Shefja e dipomacisë kosovare, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj zyrtare në platformën “X”, ka njoftuar se me homologun grek ka diskutuar për “marrëdhëniet miqësore në biznes, kulturë dhe politikë” mes Kosovës dhe Greqisë, ndërsa ka konsideruar se shteti grek është një ndër “aktorët kryesor” në rajon.
“Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim, Giorgos Gerapetritis, diskutuam për marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë. Jam mirënjohëse për partneritetin”, ka shkryar kryediplomatja Gërvalla.
E një burim brenda Qeverisë së Greqisë i ka mohuar zërat se Athina është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës ashtu siç kishte paralajmëruar edhe kryeministri kosovar Albin Kurti rreth tri javë më parë në një intervistë për televizionin polak, i cili, përveç të tjerave, kishte thënë se ekzekutivi kosovar ka punuar shumë në këtë drejtim.
Zyrtarë të ekzekutivit grek në Athinë kanë përsëritur se “pozicioni grek mbetet i pandryshuar”, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti se shteti grek shpejt do të shkëputet nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që ende nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Ndryshe prej pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës (Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qipro), shteti grek ka luajtur rolin më bashkëpunues diplomatik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, ngritur nivelin e tregtisë dhe duke dërguar e pritur delegacione qeveritare.
Kërkesa e Kosovës për njohje të pavarësisë ekziston në Athinë prej shumë vitesh. Qeveria e Greqisë gjithashtu është treguar mjaft e hapur për bashkëpunim, duke pritur delegacione kosovare dhe duke bërë shpesh vizita zyrtare në Prishtinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Instituti Evropian i Paqes kërkon ndryshime radikale nga BE në dialog: Mos iu jepni liderëve ballkanikë atë që ata presin, vëmendjen e vazhdueshme
-
Lajçak: Me Petkoviçin biseduam për draft-statutin propozuar nga BE-ja për Asociacionin
-
Ekipi i Navalny thotë se ai ‘është zhdukur’ në sistemin e burgjeve të Rusisë
-
Berisha thotë se Bashën e mbështetën demokratët vetëm prej tij
Lajmet kryesore
-
Korrupsioni në Shqipëri: Le të frikësohen bizneset politike
-
Lajçak: Me Petkoviçin biseduam për draft-statutin propozuar nga BE-ja për Asociacionin
-
Basha flet në 33-vjetorin e PD: Askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike, PD është e Shqipërisë
-
Instituti Evropian i Paqes kërkon ndryshime radikale nga BE në dialog: Mos iu jepni liderëve ballkanikë atë që ata presin, vëmendjen e vazhdueshme