Gërvalla me “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Austri për Kosovën në BE

SHFLETO

Donika Gërvalla-Schwarz

 

Armat Matoshi
20.06.2024 15:30
Loading Icons...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë në samitin e kryediplomatëve rajonalë dhe grupit të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” nën patronazhin e Qeverisë së Austrisë, që synon përkrahjen e shteteve të vogla ballkanike në përshpejtimin e rrugës drejt integrimeve në strukturat e Bashkimit Evropian (BE).

Kryediplomatja e Kosovës do të paraqesë qëndrimet e vendit rreth sigurisë kontinentale e rajonale, reformat e ndërmarra për sundimin e ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të theksojë nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot diplomacia kosovare.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen midis 20 dhe 22 qershorit në Vjenë për të diskutuar mbi rrugëtimin e gjashtë vendeve ballkanike drejt integrimeve evropiane, ku një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe vendeve të BE-së në dritën e “fërshëllimes” së zgjerimit.

Austria prej kohësh synon të mbështesë stabilitetin dhe ekonominë e rajonit, por edhe forcimin e dialogut posaçërisht për çështje të politikës së jashtme, deri në anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian. Ky synim optimist erdhi në formën e një dokumenti të nënshkruar nga Austra, Italia, Kroacia, Çekia, Greqia, Sllovakia e Sllovenia.

Nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, të gjitha ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësimin e ardhshëm në klubin eksluziv evropian, ose kanë nisur tashmë negociatat e pranimit. Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

https://albanianpost.com/gervalla-pjesemarrese-ne-forumin-rebooting-europe-ne-vjene/