Kosova

Gërvalla kërkon nga homologu turk përkrahje për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare


Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, është takuar me ministrin e jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan nga i cili ka kërkuar mbështetje për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Takimin me ministrin Fidan, Gërvalla e ka zhvilluar në margjinat e Forumit të Dobrovnikut.

“Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik, mbështetja në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje”.

​“Ministrja Gërvalla dhe Ministri Fidan vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, përfshirë përkrahjen unanime nga deputetët e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatë.

Teksa, një vlerësim është dhënë edhe për angazhimin e Turqisë në kuadër të NATO-s dhe KFOR-it.

“Duke e cilësuar si një përkrahje të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon”.

Gërvalla mirëpriti edhe “rolin konstruktiv të komandantit turk të KFOR-it në Kosovë”.

“Në kontekst të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aspiratës legjitime të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Ministrja Gërvalla mirëpriti vazhdimin e përkrahjes turke për realizimin sa më të shpejtë të këtij synimi”.

Më 29 qershor, Gërvalla, është takuar edhe me homologun e saj nga Armenia – shtet ky që s’e njeh pavarësinë e Kosovës – Ararat Mirzoyan, me të cilin kanë diskutuar çështjet e sigurisë rajonale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore