Gërvalla fillon vizitën në Strasburg, do ketë takime me përfaqësues të shteteve anëtare të KiE-së

SHFLETO

Donika Gervalla

 

Dini Fetahu
25.06.2024 15:52
Loading Icons...

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka filluar vizitën e saj në Strasburg të Francës, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KiE).

Lajmi është bërë i ditur nga MPJ-ja, përmes një komunikate për media, të martën.

Ata kanë njoftuar se vizita në Strasburg vjen pas asaj që e kishte në Luksemburg, ku me ftesë të Dukës së Madh të Luksemburgut, kryediplomatja kosovare mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të këtij shteti si dhe në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm, të organizuar nga kryediplomati i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ndryshe, Kosova nuk ishte në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro ose kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

Arsyeja e mos-trajtimit të çështjes së Kosovës në Komitetin e Ministrave ishte kushti që Franca, Gjermania e Italia artikuluan publikisht, e që Kosova refuzoi ta plotësojë me arsyetimin se kërkesa ishte absurde.

Shtetet më të fuqishme brenda Bashkimit Evropian kërkuan që Kosova të procedojë tutje me Asociacionin – të paktën ta dërgojë draft-statusin e këtij mekanizmi në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim.

Gërvalla i bie pishman, nga deklarimi se “s’ishte objektiv anëtarësimi në KiE”, tash thotë se po punon për “një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të Ministrave”