Sport

Genoa kërkon transferimin e Kastriot Imerit


Klubi më i vjetër në Itali, Genoa, është duke kërkuar transferimin e futbollistit nga Kosova, Kastriot Imerin.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Genoa i ka ofruar klubit zviceran, Servette FC, shumën e 3 milionë eurove, për ta lënë të lirë Imerin.

Ndërkohë, gjithnjë sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Imerit iu është ofruar një kontratë katër-vjeçare, me një pagë më të lartë sesa ajo që përfiton në Zvicër, por e cila nuk është bërë e ditur.

Futbollisti i lindur në Ferizaj, po bënë një sezon të shkëlqyer me klubin e tij Servette-n.

Në 16 paraqitje në kupë dhe në ligën zvicerane, 21 vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime me fanellën e Servette-s.

Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës u rrit te grupmoshat e klubit të tij, ku me klubin A të Servette-s, ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, vlen të theksohet se në garë për futbollistin kosovar është edhe skuadra franceze Nice.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore