Kosova

Gazetarja e Albanian Post, Blerta Ahmeti, fiton Çmimin Vjetor 2021 në gazetari për “Shërbime Sociale dhe Mbrojtje të Fëmijëve”


Blerta Ahmeti ne ceremonine e ndarjes se cmimeve

Gazetarja e Albanian Post, Blerta Ahmeti, ka fituar Çmimin Vjetor 2021 në “Shërbime Sociale dhe Mbrojtje të Fëmijëve” që ndahet çdo vit nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Çmimi prestigjioz mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian, zyra në Kosovë.

Ahmeti është shpërblyer për realizimin e dokumentarit “TË VETMUAR SË BASHKU (Jeta në burgun e të miturve në Lipjan) në kuadër të emisionit MEMORY, emision me dokumentarë në Albanian Post.

Dokumentari mbi 42 minuta tregon për herë të parë se si jetojnë brenda qendrës korrektuese të rinjtë që janë të dënuar për vepra të rënda.

Brenda dokumentarit janë realizuar intervista me të rinj të dënuar, personelin brenda burgut dhe tregon rutinën e të rinjve e programin që tenton rehabilitimin e tyre dhe rikthimin në shoqëri.

Klevis Veqari nga KOMF në prezantimin e çmimit e ka vlerësuar lartë përmbajtjen e dokumentarit dhe trajtimin e gjerë e të detajshëm të temës.

Përveç gazetares Ahmeti, xhirimet e dokumentarit i kanë realizuar dy kameramanët Visar Loku dhe Taulant Binakaj, derisa regjia, montazhi dhe post-produksioni janë punuar nga Agon Biçkaj.

Këtu mund ta shihni dokumentarin e plotë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore