Lajme

Gazetari i AFP-së vritet nga një raketë në Ukrainën lindore


Videografi i Agence France-Presse, Arman Soldin, ka vdekur në Ukrainë, tha shërbimi francez i lajmeve në Twitter.

Sipas agjencisë së lajmeve, Soldin, i cili ishte koordinatori i videove të AFP-së në Ukrainë, u vra nga gjuajtja me raketa pranë periferisë së Bakhmut-it.

“Jemi të dërrmuar kur mësuam për vdekjen e gazetarit të AFP-së, Arman Soldin në Ukrainën lindore sot”, shkroi shërbimi francez në Twitter. “Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij”.

Gazetari iu bashkua agjencisë në vitin 2015 si praktikant, pas së cilës iu bashkua zyrës së saj në Londër.

Sipas Reporterëve pa Kufij, Arman Soldin u bë të paktën punonjësi i 11-të i medias që u vra në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

Vetëm muajin e kaluar, korrespondenti i edicionit italian të La Repubblica, Corrado Zunino, mbeti i plagosur në hyrje të Kherson-it, pasi makina në të cilën ai udhëtonte me fiksuesin e tij u qëllua me armë zjarri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore