
Mediat e kanë bojkotuar konferencën e cila pritej të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës që është mbajtur të mërkurën.
Sipas gazetarëve që kanë qenë duke e përcjellë mbledhjen, vazhdimisht pas përfundimit të takimeve të ekzekutivit, ju bie të presin deri një orë për konferencë.
Të mërkurën, para se të largoheshin nga salla e konferencave gazetarët kanë pritur 40 minuta.
Lidhur me këtë ka pasur reagim nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se një situatë e tillë nuk duhet të krijohej.
Kryeziu vonesën e ministrit Murati e ka quajtur të “arsyeshme”.
“Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget”.
Sipas tij, nga ky rast është vërtetuar se interesi publik nuk është vendosur primar.
“Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”.
Arsyeja që u është dhënë gazetarëve për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.
/Albanianpost.com-
Intel zhvlerësohet në treg me një rekord prej 8 miliardë dollarësh
-
Bild për propozimin franko-gjerman: Serbia përballë ultimatumit, të shkojë nga BE-ja ose të humbë gjithçka për Putinin
-
Finlanda lë të kuptohet për përfshirjen ruse në djegien e Kuranit në Suedi
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant
Lajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant