Sport

Gavi zyrtarisht nuk është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës


Mesfushorit të Barcelonës, Gavi-t, iu është hequr statusi i lojtarit të ekipit të parë për shkak të disa parregullsive në regjistrimin e kontratës me klubin katalanas.

La Liga po bllokon regjistrimin e një marrëveshjeje të re pasi Barça vazhdon të ketë vështirësi financiare.

Megjithatë, mediat spanjolle shkruajnë se Gabi do të jetë në gjendje të luajë përsëri për klubin e parë në këtë sezon, por do të duhet të regjistrohet si lojtar i akademisë me kontratën e tij të mëparshme pasi dy apelime u rrëzuan.

Pra, Gavi më nuk do ta ketë numrin e tij të preferuar në fanellë (numrin 5), por do të luajë me numrin 30 në shpinë.

Barça ka një bilanc financiar negativ, i cili është kryesisht për shkak të  daljes së tyre nga Champions League në fazat e grupeve dhe kështu LaLiga nuk e vërtetoi zgjatjen e kontratës me Gavi-n.

Klubi nga “Camp Nou” kishte menduar se largimet e Memphis Depay dhe Gerard Pique do t’i lejonin ata të regjistronin Gavi-n, por duket se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Ai ka qenë i rregullt nën drejtimin e trajnerit të tij, Xavi-t, për dy sezonet e fundit, pasi ka grumbulluar tashmë 87 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

Gavi gjithashtu ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar 11 asistime gjatë kohës së tij në ekipin e parë.

Kontrata e reprezentuesit spanjoll skadon në fund të sezonit dhe për këtë arsye do ta lejojë atë të largohet falas nga klubi.

Ai tashmë ka qenë i lidhur me kalime te Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich .

Kjo nëse Barcelona nuk është në gjendje të gjejë hapësirë ​​financiarisht për të regjistruar kontratën e re të mesfushorit, gjë që mund të çojë në shitjen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore